Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Edi Martini: Të bindur se e mundnim Tiranën, Teuta kishte vetëm një defekt

schedule15:28 - 20 Shkurt, 2021

schedule 15:28 - 20 Shkurt, 2021

Edi Martini ka heshtur në prag të dy ndeshjeve të fundit, pasi pas tyre ai është shfaqur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe ka dhënë prononcim e tij, sikurse edhe e parashikon rregullorja.  Pas ndeshjes së sotme me Tiranën, trajneri shkodran deklaroi:

“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme, na duhen pikët. Me Tiranën të gjithë kanë respekt, por ishim të sigurt që do ia dilnim. Kishim besim, pasi edhe na ka ecur kohët e fundit. Erdhëm me besimin e plotë për të fituar”.

“Fitore jashtë më shumë se brenda? Në fillim patëm probleme. Normalisht ekipet e dinin kë kishin përballë dhe luanin në mbrojtje, por kemi barazuar. Lojërat kanë qenë të mira, nuk kemi pasur edhe fat. Ai trend ka ndryshuar dhe nuk besoj se do të ndodhë më”.

“Çdo ndeshje, edhe kur je perfekt, ka gjëra që duhen rregulluar. Do analizojmë ndeshjen dhe besoj se të metat nuk janë të pakta. Në fund duhet të ishim më të qetë, që të shënonim golin e dytë dhe ta mbyllnim ndeshjen”.

“Erdhëm në Tiranë për të fituar. Vila ka gjendje fizike shumë të mirë dhe menduam ta fusnim në mesfushë. E dini që ai vrapon pafund dhe ndaj e vendosëm aty. Gruda është djalë i ri, do rritet dhe do mësohet. Njëra anë e medaljes janë rastet e humbura, ana tjetër fakti që i krijon”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!