Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

PD i përgjigjet Ramës: Nëse s’keni bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëni as në 4 të tjerët

schedule15:01 - 20 Shkurt, 2021

schedule 15:01 - 20 Shkurt, 2021

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij për mandatin e tretë. PD thotë se të gjithë e dinë se pas zgjedhjeve Rama nuk do bëjë asgjë nga ato që thotë ndërsa shton se ai e do mandatin e tretë që të vazhdojë të mos bëjë asgjë. Selia blu thekson se do të zbatojë planin e saj dhe nëse nuk ia arrin qëllimit nuk do kërkojë mandat të dytë.

“Jemi të lumtur që shikojmë se Edi, më në fund, e kuptoi ashtu si gjithë shqiptarët, se plani ynë do ta çojë Shqipërinë para, ndaj edhe ka filluar të kopjojë pjesë të tij. Po të gjithë e dinë se pas zgjedhjeve, ai s’do të bëjë asgjë nga ato që thotë.

Edi e do mandatin e tretë që të vazhdojë të mos bëjë asgjë. Nëse s’keni bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëni as në 4 të tjerët. Edi e ka lënë në vend numëro Shqipërinë, ne do ta çojmë përpara.

Ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë. Këtë bëjnë kryeministrat e vërtetë. Kështu fiton Shqipëria”, deklaron PD./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!