Xhaxhai i Ilir Xhepës i akuzuar për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është kërcënuar.
Abcnews.al mëson se Skënder Xhepa ka gjetur tek rruga pranë shtëpisë një letër që kishte mbështjellë 6 plumba.
Ilir Xhepa i njohur edhe si Ilir Lika u arrestua në qershor të vitit 2020, pasi ishte në kërkim për vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji më 30 maj 2020.
I arrestuar si i dyshuar kryesor për këtë ngjarje është edhe Eduart Lamaj. /abcnews.al