Rinisin bisedimet, Facebooku mund të rikthehet në Australi

schedule13:24 - 20 Shkurt, 2021

schedule 13:24 - 20 Shkurt, 2021

Kryeministri i Australisë Scott Morrison, ka deklaruar se ‘Facebooku’ është kthyer sërish në tavolinën e negociatave pasi kishte bllokuar lajmet në platformën e tij vendase.

“Jam i lumtur që Facebooku ka vendosur, siç duket, që sërish t’i rikthejë bisedimet”, ka thënë ai.

Rrjeti social kishte kërcënuar se do të bllokonte lajmet për australianët që nga muaji gusht dhe vendosi ultimatuimin në janar.

Bllokimi u ndalon australianëve që janë përdorues të Facebookut që të lexojnë apo të shpërndajnë lajme dhe përdoruesit e jashtëm po ashtu nuk munden të kenë qasje në lajme e Australisë. Edhe Google ka kërcënuar Australinë se do ta mbyllte makinën e kërkimit atje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!