Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia miraton vaksinën e tretë kundër Covid-19

schedule12:43 - 20 Shkurt, 2021

schedule 12:43 - 20 Shkurt, 2021

Rusia miratoi të shtunën vaksinën e tretë kundër koronavirusit, sipas njoftimit të  Kryeministrit  Mikhail Mishustin.

Kryeministri tha së në mes të marsit do të shpërndahen 120,000 dozat e para. Rusia tashmë ka aprovuar dy vaksina COVID-19, përfshirë Sputnik V, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës.

Miratimet paraprake të vaksinave ruse kanë  ngritur shqetësime në mesin e disa shkencëtarëve në Perëndim, por inokulimet me dy doza filluan në një shkallë masive në Rusi vetëm pas provave përfundimtare.



Sputnik V u miratua në gusht dhe provat e fazës së tretë filluan në shtator. Vaksinimi masiv filloi në dhjetor, pasi rezultatet paraprake të provave treguan se vaksina ishte 91,4 përqind efektive.

Që nga ajo kohë, më shumë se 2 milion rusë janë vaksinuar me të paktën dozën e parë të Sputnik V, sipas Ministrit të  Shëndetësisë Mikhail Murashko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!