A është sëmundja e zemrës gjenetike?

schedule11:49 - 20 Shkurt, 2021

schedule 11:49 - 20 Shkurt, 2021

Edhe pse sëmundja e zemrës tingëllon si një problem i vetëm, ajo në të vërtet përfshin shumë  sëmundje që prekin zemrën ose enët e gjakut. Këto probleme më shumë përfshijnë sëmundjet koronare të zemrës, të cilat mund të çojnë në sulme në zemër dhe goditje në tru. Pra, sëmundja e zemrës është vetëm një lloj i sëmundjes kardiovaskulare, e cila është çdo gjendje që prek zemrën ose enët e gjakut. Shpesh “sëmundja e zemrës” përdoret në të njëjtën mënyrë për të gjitha llojet e sëmundjeve kardiovaskulare.

Llojet e tjera të zakonshme të sëmundjeve kardiovaskulare përfshijnë probleme të vavulave të zemrës. Zemra juaj ka katër valvula që duhet të punojnë në harmoni për të mbajtur rrjedhën e gjaku të drejtimin e duhur, informon abcnews.al. Problemet me valvulat mund të çojnë në aritmi, ku zemra rreh shumë ngadalë, shumë shpejt ose në mënyrë të parregullt.

Secila prej këtyre llojeve të sëmundjeve kardiovaskulare ka të bëjë me aftësinë e zemrës për të pompuar gjak në të gjithë trupin në mënyrë efektive. Shumë nga problemet më të mëdha me sëmundjen e zemrës lindin për shkak të arteriosklerozës, ose akumulimit të pllakave përgjatë mureve të arterieve të zemrës, gjë që e bën më të vështirë për gjakun të rrjedhë pa probleme. Nëse një pjesë e kësaj pllake prishet dhe “mbërthehet” si një mpiksje në vendin e gabuar, kjo mund të shkaktojë një sulm në zemër ose goditje në tru.

Sa e zakonshme është sëmundja e zemrës?

Sëmundja e zemrës është shumë e zakonshme. Është shkaku kryesor i vdekjeve në Amerikë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), dhe 12.1 % e popullsisë amerikane aktualisht po jeton me një nga llojet e sëmundjes së zemrës.

A është sëmundja e zemrës gjenetike?

Nuk mund të ketë një përgjigje të prerë ‘po’ ose ‘jo’, shpjegon Carolyn Yung Ho, drejtore mjekësore e Qendrës së Gjenetikës Kardiovaskulare dhe një profesorë e asociuar e kardiologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston.

“Shëndeti ynë i përgjithshëm i zemrës është e kombinuar me gjenet dhe zakonet. Ju mund të keni dëgjuar thënien e vjetër, “gjenet mbushin armën, por ambienti tërheq këmbëzën”, e cila është e vërtetë.

Edhe gjenet më problematike mund të qëndrojnë  të jetura në shumicën e njerëzve nëse zakonet tuaja të jetesës janë pozitive.

Një studim i vitit 2016 në New England Journal of Medicine raportoi se ata me rrezik të lartë gjenetik për sëmundje të zemrës kishin rreth dyfish rrezik për një sulm në zemër ose goditje në tru.

Por ata mund të zvogëlojnë rrezikun e tyre me 46%, nëse bëjnë një jetesë të shëndetshme të jetesës, duke përfshirë pirjen e duhanit, stërvitje të paktën një herë në javë, duke ngrënë një dietë të ekuilibruar dhe duke mbajtur një indeks të masës trupore (BMI) më pak se 30.

Materiali gjenetik që ne trashëgojmë nga prindërit tanë mund të ndryshojë rrezikun tonë të sëmundjes në disa mënyra të ndryshme.

“Njëra është përmes ndryshimeve të rralla gjenetike në gjenet që lidhen me sëmundje specifike. Nëse një prind ka një sëmundje, ka 50 për qind mundësi që secili prej fëmijëve të tyre të trashëgojë mutacionin gjenetik dhe të jetë në rrezik më të lartë për zhvillimin e sëmundjes”, thotë Dr. Ho.

“Mënyra tjetër është përmes ndikimit kolektiv të ndryshimeve të shumta të zakonshme gjenetike që individualisht kanë një efekt të vogël në shëndetin e zemrës. Nëse rastësisht, ne trashëgojmë një numër të këtyre ndryshimeve të zakonshme, rreziku ynë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës mund të rritet”, thotë ajo.

Ekzistojnë gjithashtu shumë variante të zakonshme të gjeneve që kanë një efekt kardio-mbrojtës dhe nëse i trashëgojmë këto, thotë Dr. Ho, mund të jemi në rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës./Përshtati nga The Healthy, e.b-abcnews.al