EMRI/ U godit nga i riu, kush është mjeku që u dhunua në QSUT

schedule09:58 - 20 Shkurt, 2021

schedule 09:58 - 20 Shkurt, 2021

Një 24-vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë pasi akuzohet se ka goditur një mjek në ambientet e spitalit. Abcnews.al mëson se mjeku që është dhunuar nga i riu, Leonard Berisha është Petrit Gjorgji.

Ky i fundit është mjek pranë urgjencës së QSUT në kryeqytet. Bëhet me dije se konflikti ka ndodhur dje. 24-vjeçari i cili ka dhunuar mjekun ishte i afërmi i një pacienti.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali”, njoftoi policia për ngjarjen. /abcnews.al