Rama zbulon pse nuk ka viktima në azile, i përgjigjet Metës për personalitetet: Përçojmë mesazh

schedule09:42 - 20 Shkurt, 2021

schedule 09:42 - 20 Shkurt, 2021

Nga Fieri, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave për vaksinimin mbi moshën 80 vjeç te personaliteteve.

Rama iu referua deklaratave akademikut Artan Fuga dhe të presidentit Ilir Meta, i cili tha se me këtë vendim po bëhet ndarje klasore e shoqërisë. Kryeministri i hodhi poshtë këto pretendime, ndërsa tha se në këtë mënyrë përçojnë edhe mesazh për të gjithë skeptikët e vaksinave.

Lexo edhe: Rama: Në mandatin e tretë sjellim universitetin teknik të Stambollit në Shqipëri

“Fillojmë të dielën vaksinimin e moshës 80 e lart. Është bërë një bolori e madhe kur kanë thashë se do e fillojmë vaksinimin me disa personalitet që i kanë dhënë shumë vendit tonë dhe që nuk duhet t’i kujtojmë kur të marrim lajmin e hidhur. Sot që kemi mundësi që të kujdesimi për ta duke filluar me moshë  80 e lart. Këtu çfarë nuk u tha. Një filozof që shfaqet shpesh me qëndrime të hatashme thoshte gjenocid. Meta thoshte ndarje klasore, diktaturë. Është ndarje klasore se një mbi 80 vjeçare si Tinka Kurti ta vaksinosh. Është diktaturë të vaksinosh dikë tjetër mbi 80 vjeç, Anesi Kondili për shembull që i ka dhënë jetën mjekësie. Është ndarje klasore që të vaksinosh Alfred Moisun. Vaksinimi i tyre është edhe një ndihmë, për të kaluar mesazhin se duhet të vaksinohemi se është gjëja e duhur kur ka sharlatanë që flasin për çipa”, tha Rama.

Gjithashtu, kryeministri zbuloi edhe pse nuk ka pasur fatalitete në shtëpitë e të moshuarve në vend.

“Në shtëpitë e të moshuarve nuk kemi pasur asnjë fatalitet. Nuk kemi pasur për një arsye që është vërtet për t’u thënë se pse personeli është mbyllur brenda bashkë me të moshuarit. Janë njerëz që kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme. Kanë lënë familjet e tyre dhe janë mbyllur brenda për muaj dhe muaj të tërë”, deklaroi Rama. g.v/abcnews.al