Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij për mosrespektimin e masave anti-COVID gjatë fushatës në vend. Në një postim në Facebook ai paralajmëron rritje të rasteve me koronavirus.
Ai shprehet se moskujdesi mund të kthehet një tragjedi të madhe.
POSTIMI
“Duke marr parasysh moskujdesin e partive gjatë fushatës, dhe gjendjen në regjion e Evropë, lehtë e pritshme që numrat e të infektuarve me Covid do të rriten në Kosovë. Vetëm sot kishte mbi 300 raste dhe 10 viktima. Ju lutemi për kujdes. Mos ta kthejmë këtë moskujdes në tragjedi më të madhe.”
Kujtojmë se sot në Kosovë u konfirmuan 10 viktima dhe 340 raste të reja me koronavirus. /abcnews.al/