Johnson & Johnson ka njoftuar se ka aplikuar te OBSH për një autorizim emergjent për vaksinën e tij anti-covid me një dozë. Kompania ka bërë të ditur se i ka kaluar tashmë Oranizatës Botërore të Shëndetësisë të dhënat nga testet klinike e bëra së fundmi.
Marrja e një autorizimi emergjent, do ta bënte vaksinën e Johnson & Johnson të disponueshme në më shumë se 190 shtete, duke përfshirë edhe përfshirë vendet e shumta në zhvillim. Nëse merr autorizim, J&J po ashtu mund të furnizojë programin COVAX, një mekanizëm global i shpërndarjes dhe prokurimit që po ndihmon në menaxhimin e vaksinave Covid-19 për 190 vende pjesëmarrëse, raporton Abcnews.al
Në dhjetor, J&J arriti një marrëveshje me Gavi, Aleanca e Vaksinave, që po mbështet programin COVAX. Pra, nëse autorizohet, J&J pret të sigurojë deri në 500 milion doza për COVAX deri në vitin e ardhshëm, sipas kompanisë.
“Regjistrimi ynë pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë shënon një hap tjetër të rëndësishëm në përpjekjen tonë për të luftuar COVID-19 dhe gjithashtu në angazhimin tonë të palëkundur për një akses të barabartë”, Dr. Paul Stoffels, nënkryetari i komisionit ekzekutiv të Johnson & Johnson dhe zyrtari kryesor shkencor, tha në një njoftim për shtyp.
“Nëse do t’i japim fund pandemisë globale, risitë që shpëtojnë jetën si vaksinat duhet të jenë të arritshme për të gjitha vendet.”
Të premten e ardhshme, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të marrë në konsideratë të dhënat që kompania paraqiti për një autorizim emergjent të përdorimit të vaksinës në Shtetet e Bashkuara. J&J ka premtuar të shpërndajë 100 milion doza të vaksinës së saj me një dozë në SHBA deri në fund të qershorit.
Efikasiteti i vaksinës së prodhuar nga kjo kompani kundër sëmundjes së moderuar dhe të rëndë varionte nga një vend në tjetrin:
72% në SHBA
66% në Amerikën Latine
57% në Afrikën e Jugut
Doza rezultoi 66% efektive në nivel global. Kjo është matur duke filluar një muaj pas marrjes së dozës. Vaksina është 85% efektive në përgjithësi në parandalimin e shtrimit në spital dhe 100% në parandalimin e vdekjes në të gjitha rajonet ku është testuar. sb/abcnews.al/