Myrto Uzuni po përjeton një nga momentet më të mira në karrierë dhe pritet që në fund të sezonit të festojë titullin kampion me fanellën e Ferencvaros.
Beratasi, i blerë nga hungarezët për 1.8 milion euro, është shënuesi i dytë më i mirë në skuadrën e tij me 7 rrjeta të tundura.
https://streamable.com/n0a0ur
Cilësitë e tij i ka treguar në ndeshje, si dhe në stërvitje. Ferenvaros ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe Uzuni shfaqet duke realizuar një gol të bukur, pas një gjuajtjeje të kalibruar. /abcnews.al