Harrojini shenjat e gishtërinjve, Inteligjenca Artificiale së shpejti do të përdorë venat për t’ju identifikuar

schedule14:54 - 19 Shkurt, 2021

schedule 14:54 - 19 Shkurt, 2021

Nga Amy Woodyatt – CNN

Njihja biometrike është bërë më e përhapur vitet e fundit. Teknologjia e njohjes së fytyrës përdoret kudo, nga linjat e check-in në aeroport te komisariati i policisë, madje dhe në klubet e natës, ndërsa irisi, gjurmët e gishtave dhe njohja e zërit po përdoren  në një shumëllojshmëri sektorësh, për qëllime sigurie, informon abcnews.al.

Studiuesit nga Universiteti i Australisë në Uellsin e Ri Jugor, thonë se disa metoda biometrike kanë disa mangësi. Shenjat e gishtërinjve mund të merren në një vend që mund të ketë prekur dhe dikush tjetër, teknologjia e njohjes së fytyrës mund të anashkalohet duke përdorur foto nga rrjetet sociale dhe lentet e kontaktit mund të përdoren për të hutuar mekanizmat e bazuara në iris, tha për CNN, Syed Shah, një studiues nga Shkolla e Shkencave dhe Inxhinierisë Kompjuterike të Universitetit të Uellsit të Ri Jugor.

“Modelet e venave që janë nën lëkurë, nuk lënë asnjë gjurmë, ndryshe nga shenjat e gishtërinjve. Ato nuk janë të disponueshme në rrjete sociale, ndryshe nga fotografitë dhe as nuk mund të merren fshehurazi, ndryshe nga irisi. Prandaj, ne besojmë se një qasje e bazuar në vena do të jetë shumë më e vështirë të anashkalohet”, tha Shah, informon abcnews.al.

Duke përdorur inteligjencën artificiale, studiuesit nxorën tipare diskriminuese nga këto modele. Këto, thonë ata, mund të përdoren për të identifikuar një individ me më shumë se 99% saktësi.

Shah i tha për CNN se, ndërsa ideja e përdorimit të venave për të identifikuar njerëzit nuk është e re, ajo zakonisht kërkon teknologji të specializuar, duke përdorur aparate fotografike të mira./e.b-abcnews.al