Kryeministri Edi Rama thotë se fenomeni i emigracionit është një fenomen global që nuk ka lidhje me qeverisjen e partisë socialiste. Rama u shpreh nga Vlora në bashkëbisedim me qytetarët se e vetmja periudhë kur shqiptarët nuk kanë dalë nga vendi është koha e Enver Hoxhës. Ai tha se nuk mund të ndalojë të rinjtë që duan të largohen pasi kjo ka ndodhur në çdo kohë pas vitit 1990.
“Aeroportet nuk javë vetëm stacione autobuzi. Sjellin njerëz që duhet të hanë të flenë të konsumojnë kënaqësi të ndryshme përmes atraksioneve të ndryshme. Duhet të shkojnë në aktivitete artistike. Duhet të marrin shërbime shëndetësore. Kështu që është kjo arsyeja pse 1 euro e investuar në një aeroport sjell 24 euro të tjera. Këto struktura, hotelet që do të shtohen, shërbimet që do të shtohen do kërkojnë punonjës. Kjo do të sjellë edhe rritjen e pagës sepse cilësia e shërbimit duhet të jetë më e lartë.
Perspektiva është aty. Ka një gjë që unë e them dhe do e them që jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimit të të rinjve nga vendi është negativ. Më shumë ikin se vijnë. Ky është një fenomen global. Shqiptarët vetëm në një periudhë nuk kanë dalë kur i mbylli Enver Hoxha në kafaz dhe i bëri si gardelina që duhet të këndonin vetëm këngët e partisë, Në të kaluarën shqiptarët kanë qenë një popull që ka lëvizur gjithmonë.Jetojmë në një kohë tjetër. Këtu bëhet propagandë me këtë,
Nëse unë e shoh në aspektin e ikjes së të një të riu që nuk e gjen veten këtu është sikur më ikën një qelizë nga gjaku im. Por shqiptarët kanë lëvizur që në ’90. Por shifrat që jepen këtu janë çmendurira. Nëse shkon sot në fshat është eksperienca e atyre që janë kthyer nga emigracioni që i ka dhënë një shtytje. Trendi historik do të kthehet por këtë nuk e vendos dot as unë. I patë dje ata italianët që vijnë këtu se është më mirë”, tha Rama./mv.abcnews.al