“S’ka nevojë të njoh sektorin, njoh Bashën, Berisha dhe historia e Unazës”, debat Pollo-Thano në ABC

schedule00:05 - 19 Shkurt, 2021

schedule 00:05 - 19 Shkurt, 2021

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo dhe gazetari Adrian Thano u përfshinë në një debat të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “As pro, as kundër” në ABC teksa po diskutohej për ryshfetin në sistemin shëndetësor pas rasteve të fundit të denoncuara në media. Genc Pollo u shpreh se nëse PD-ja do të vijë në pushtet pas 25 prillit situatë do të ndryshojë, por Thano u përgjigj duke i thënë se “nuk ka nevojë të njoh sektorin, njoh Bashën”.

Pjesë nga debati mes Genc Pollos dhe Adrian Thanos

Adrian Thano: Shqipëria tjetër nuk ju do as ju që jeni provuar që keni qenë të korruptuar as këta që po provojnë që janë të korruptuar, ajo nga kush përfaqësohet?

Genc Pollo: Përgjithësimet pa diferencime janë parimisht të gabuara.

Adrian Thano: Pse duhet të provoj dikë se ka qenë njëlloj në perceptim?

Genc Pollo: Votimet në prill si edhe para 4, 8 apo 12 vitesh bëhen kush do të më qeverisë, ke dy alternativa.

Robert Alija: Këtu nuk ka alternativë

Adrian Thano: Është një e keqe e ndarë në dy pjesë. Është i sprovuar sistemi.

Genc Pollo: Në mandatin e parë të PD, u liberalizuan farmacitë dhe dentistët dhe ka një konsensus se ato funksionojnë, në të dytin nuk u liberalizua shërbimi parësor, por nuk ndodhi, shpresoj të ndodhë në 4 vitet e ardhshme…

Adrian Thano: Sa herë i kemi dëgjuar këto?

Genc Pollo: Është konkrete, duhet të njohësh sektorin, niveli i tretë terciar që janë spitalet është me kompleks dhe nuk zgjidhet…

Adrian Thano: Po njoh Bashën unë, nuk ka nevojë të njoh sektorin, njoh Bashën kur ka qenë kryetar bashkie.

Pjesë tjetër nga debati mes Genc Pollos dhe Adrian Thanos

Adrian Thano: Unë nuk dua të përdorem në këtë teatrin politik që vazhdon prej jush prej 30 vitesh që i bini njëri tjetrit në fushatë dhe kur jeni në pushtet i ndani interesat politike. Mori si shembull Unazën ti, ta zgjeroj pak unë unazën?

Cfarë ishte skandali i unazës? A nuk ishin këta që do të dënonin korrupsionin tuaj dhe të Berishës? Që i dhanë një klienti tuaj dhe të Berishës…Ai që mori Unazën që u kap me “presh” në dorë bashkë me vendimmarrësit politikë të Rilindjes, kush është ai?

Është ai që i ka dhënë zyrën Sali Berishës, i ka dhënë shtëpinë Sali Berishës, është kështu apo jo? Ishin të dyja palët e përfshira.

Genc Pollo: Ka biznesmenë që shkojnë pas pushtetit. Vëri etiketa politike është puna jote…

Adrian Thano: Cfarë vendimi mori drejtësia? As atë sekretarin nuk e dënoi…

Genc Pollo: Edhe atë e fali.

Adrian Thano: Me këto merru.

Genc Pollo: Jam dakord.

Adrian Thano: Cdo fushatë e njëjta histori, si nuk u lodhët? Kemi 30 vite që durojmë këta. Tani të vijë prapë, ai që ishte, të ikë ky…pastaj….

db/ Abcnews.al