Artistja nga Kosova Arbnora Fejza – Idrizi nga komuna e Skenderajt ka thyer rekordin Guinnes duke krijuar Mozaikun më të Madh Origami me flamurin e Republikës së Kosovës. Arbnora ka krijuar flamurin e Kosovës në palestrën Sportive të qytetit ndërsa lajmin e ka bërë publik edhe politikani nga Kosova, Bekim Hamëz Jashari.
Ndërsa arstistja thotë se flamuri u ndërtua me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë. Fejza-Idrizi shprehet se punimet për flamurin kanë zgjatur 1 vit e katër muaj.
“1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intensive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror.” /abcnews.al/
Lajm i jashtëzakonshëm
Flamuri i Republikës së Kosovës i realizuar nga artistja e komunës sonë, Arbnora Fejza Idrizi…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Thursday, February 18, 2021