Rritje drastike e rasteve me Covid-19 në Greqi, 27 viktima në 24 orët e fundit

schedule17:36 - 18 Shkurt, 2021

schedule 17:36 - 18 Shkurt, 2021

Mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar ditën e sotme në Greqi në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu një rritje në krahasim me ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije 27 pacientë nuk e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6,221 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.

Lexo edhe: Ulet numri i rasteve me Covid në Greqi, 13 humbje jete në 24 orë

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 176, 059 të prekur, prej të cilave 51,8% janë burra.

Sakaq situata mbetet serioze në spitalet Covid, pasi 320 pacientë janë në intubim dhe mosha mesatare e tyre është 70-vjeç, shkruajnë mediat greke.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!