Fjalitë me të cilët kurrë nuk duhet t’i nisni letrat e motivimit, nëse doni të punësoheni

schedule12:56 - 18 Shkurt, 2021

schedule 12:56 - 18 Shkurt, 2021

Fjalia e parë e aplikimit tuaj për punë do t’ju lidhë direkt me menaxherin e punësimit. Shumë shpesh, punëkërkuesit përdorin hyrje formulore në letrat e tyre të motivimit, sepse është shumë e vështirë ta shkruash. Sidoqoftë, letrat motivuese mund të jenë shpesh shkaku i punësimit ose i mospunësimit tuaj.

Më poshtë ne do ju tregojmë se me cilat fjali nuk duhet të nisë kurrë një letër motivimi, nëse doni të punësoheni në atë pozicion ku keni aplikuar.

“Drejtuar atij që mund  t’i interesojë”

Adresimi i letrës tuaj të motivimit në këtë mënyrë është një formalitet i panevojshëm. Abcnews.al ju këshillon të  futeni në LinkedIn për të gjetur emrat e menaxherë të punësimit, për t’ju drejtuar me emër. Nëse nuk e gjeni, shmangeni.

“Po ju shkruaj për të shprehur interesin tim” ose “Po shkruaj në përgjigjet të postimit të emrit të punës”

Shumë punëkërkues e nisin letrën e motivimit në këtë mënyrë. Punëdhënësit nuk i intereson se ku e keni parë ju njoftimin, dhe kjo mënyrë hapjeje nuk e tërheq lexuesin, sepse dhe në Internet, të gjithë modelet e letrave të motivimit janë njësoj.

“Unë quhen…”

Nuk jeni në klasë të parë të thoni emrin tuaj. Ju duhet t’i tregoni lexuesit atë që nuk është e dukshme dhe diçka interesante që mund t’ju ndihmojë të spikatni.

“Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë.”

Është një mënyrë e sjellshme për të nisur një letër motivimi, por përsëri, nuk është efektive për punësimin tuaj.

Si ta merrni vëmendjen e punëdhënësit

Fillojeni letrën tuaj të motivimit duke përmendur referimin tuaj. “Unë u referova nga…”. Referimet janë bileta juaj e artë për një intervistë.

Përdorni fjalë kyçe që tregojnë aftësitë tuaja në përputhje me punën. Në këtë mënyrë ju i tregoni se çfarë dini të bëni.

Tregoni hulumtimet tuaja, në lidhje me kompaninë. Duket e vështirë, por vetëm kështu do arrini të punësoheni./Marrë nga Huffington Post, e.b-abcnews.al