William Cordeiro donte të largohej që në verë nga Partizanit, pasi mori një ofertë në Azerbajxhan. Braziliani nuk ishte treguar i vëmendshëm dhe klauzola për rinovimin automatik i ishte aktivizuar.
Kështu që nuk mund të shkonte në asnjë ekip pa “OK” e Partizanit. Edhe pse njoftoi largimin nga “demat e kuq”, Cordeiro bëri prapakthehu dhe tashmë është bërë sërish një lojtar i rëndësishëm për trajnerin Daja.
Gjithsesi rinovimi me Partizanin duket i largët dhe braziliani e ka lënë të kuptohet diçka të tillë në një pyetësor të bërë në “Instagram”. Pyetjes nëse do rinovojë ai i përgjigjet me një “emoji” me sy të zgurdulluar. /abcnews.al