Të gjithë i kemi parë logot më të njohura në botë dhe kemi menduar se çfarë kuptimi mund të kenë ata. Dhe me të drejtë, sepse në shumicën e rasteve, çdo detaj në to, ka një domethënie. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë kuptimin e logove më të njohura duke filluar nga ato të makinave, pijeve apo çokollatave. Shikojini.
Hyundai
Shumë njerëz mendojnë se logoja e Hyundai është thjesht shkronja e parë e emrit të saj. Por në fakt shkronja “H” simbolizon dy njerëz, një përfaqësues të kompanisë dhe një klientë, që shtrëngojnë duart.
Adidas
Logoja e kompanisë Adidas ka ndryshuar me kalimin e kohës, por gjithnjë ka në të tre vijat. Konfigurimi aktual i tre vijave në një kënd të cilat bashkë formojnë një trekëndësh. Trekëndëshi simbolizon malin, i cili nga ana tjetër përfaqëson sfidat e atleteve, informon abcnews.al.
Apple
Dizajneri i logos së Apple ka shpjeguar sesi i erdhi ideja e mollës së kafshuar. Ai tregoi sesi një ditë kishte blerë një qese me mollë dhe pasi i kishte vendosur në një tas, kishte kaluar disa minuta duke i vëzhguar. Kafshimi i njërës prej tyre ishte pjesë e eksperimentit dhe rastësisht kishte kuptuar se ai “bite” tingëllonte saktësisht si termi kompjuterik “byte”.
Toyota
Shumë njerëz, logon e Toyota-s e kanë krahasuar me një një kauboj që mban një kapele stereotipike. Abcnews.al ju bën me dijse se, nuk është ajo. Logoja Toyota-s, po ta shikosh më vëmendje, mban secilën shkronjë të emrit të kompanisë.
Formula 1
Nëse shihni me kujdes hapësirën e bardhë mes shkronjës ‘F’ dhe shiritave të kuq të logos, do të dalloni numrin një. Vijat e kuqe tregojnë një paraqitje grafike të shpejtësisë së arritur nga makinat e Formula 1.
Toblerone
Kompania e famshme e çokollatave me qendër në Bern, Zvicër, përfshin në logo siluetën e një ariu. Ariu simbolizon qytetin sepse Berna njihet si qyteti i arinjve.
LG
Logoja e kompanisë LG është një imazh i stilizuar i fytyrës së një personi që përfaqëson aspiratën e kompanisë për të mbajtur marrëdhënie të zakonshme njerëzore me klientët.
Coca-Cola
Në logon e Coca-Cola mund të shihet qartë mes ‘O’ dhe ‘L’, flamuri danez. Është thjesht një rastësi por kompania e përdor gjatë fushatave të marketingut në vendin skandinav.
Pepsi
Pepsi ka paguar miliona dollarë për të krijuar logon speciale me kuptime të fshehura. Projektuesi ka shpjeguar se logoja i referohet Mona Lisës, Parthenonit, dhe madje edhe René Descartes. Ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe blu kanë përfaqësuar gjithmonë flamurin amerikan./e.b-abcnews.al