Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 22 vjeçar të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
Sipas uniformave blu i ndaluari është shtetasi me iniciale E. R., 22 vjeç, pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, ju gjetën dhe sekuestruan një sasi farash të dyshuar kanabisi.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuar kanabisi”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al