Në kërkim të shenjave të jetës, Rover Perseverance i NASA-s gati për të zbritur në Mars

schedule08:36 - 18 Shkurt, 2021

schedule 08:36 - 18 Shkurt, 2021

Për herë të parë këtë të enjte pritet që në Mars të mbërrijë Roveri robotik i Agjencisë Amerikane të Hapësirës ( NASA )

Mediat e huaja bëjnë me dije se Rover Perseverance i NASA-s po bëhet gati që të bëjë zbritjen e tij në sipërfaqen e “Marsit”, rreth orës 22:00 me kohën tonë. Qëllimi është që nëse gjithçka do të shkojë mirë të bëhet i mundur gjetja e gjurmëve të jetës mikrobike në planet dhe ta studiojë atë gjeologjikisht.

SUV me gjashtë rrota, i njohur gjithashtu me pseudonimin “Percy”, është pak më i madh dhe më i rëndë se rover “Curiosisy” që ende studion Marsin. SUV ka instrumente shkencorë më të përparuar, të aftë për eksperimente më ambicioze, duke qenë se deri më tani ai mund të konsiderohet si  laboratori më i përparuar i astrobiologjisë i dërguar ndonjëherë në një trup tjetër qiellor.

Pritet që ulja e “Këmbënguljes”, të bëhet në Kraterin e madh Jezero, dikur një liqen antik ku format e jetës mendohet të kenë ekzistuar miliarda vjet më parë, kur Marsi ishte më i ngrohtë, më i lagësht dhe ndoshta më mikpritës.

Ndër të tjera, rover ka një pajisje eksperimentale që do të shndërrojë dioksidin e karbonit në atmosferën marsiane në oksigjen të pastër, si dhe një mini stacion moti.

Në pajisje janë instaluar 19 kamera dhe dy mikrofona që do të regjistrojnë tingujt e parë marsianë. Gjithashtu pritet që Rover të lëshojë ” Ingenuity “, një helikopter i vogël robotik me peshë 1.8 kg, i pari në histori që do të fluturojë në një botë tjetër.

“Këmbëngulja” është rover i pestë që SHBA dërgon në Mars. Dy anije të tjera, një nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Kina , gjithashtu mbërritën në Mars në shkurt. Anija arabe “Hope” tashmë është lëshuar në orbitë, ndërsa kinezët po përgatiten të dërgojnë roverin e saj robotik, i cili do të jetë i pari për Kinën në planetin fqinj.e.su./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!