Laporta: Me mua president Messi nuk largohet, e di për çfarë ka nevojë

schedule18:17 - 17 Shkurt, 2021

schedule 18:17 - 17 Shkurt, 2021

Joan Laporta është një nga kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës dhe një nga favoritët kryesorë për të marrë drejtimin e klubit katalanas.

58-vjeçari e ka drejtuar edhe më parë klubin katalanas (2003-2010), periudhë gjatë së cilës fitoi 12 trofe. Raportin me Leon Messin e ka fantastik dhe shprehet i bindur se “pleshti” nuk do të largohet nëse ai i fiton zgjedhjet.

Do të bëj të pamundurën për ta mbajtur Messin te Barcelona. Shumë klube e duan atë, por duhet t’i ofrojmë një kontratë serioze që të rinovojë.

Messi meriton vlerësimin dhe dashurinë që meriton, por pjesa ekonomike nuk ka rëndësi të madhe për të. E njoh mirë, kam një raport fantastik me Leon.

Leo nuk ka vijuar të qëndrojë te Barcelona vetëm për para. Ai është një fitues, dëshiron të fitojë akoma me ne dhe ka nevojë për një ofertë të mirë sportive“, deklaroi Laporta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!