Bill Gates: Vendet e pasura të konsumojnë mish sintetik

schedule15:08 - 17 Shkurt, 2021

schedule 15:08 - 17 Shkurt, 2021

“Konsumoni 100% mish sintetik në mënyrë që të ulni emetimet e gazeve serë që çojnë në ndryshimin e klimës”. Kjo është këshilla e miliarderit amerikan, Bill Gates.

Mishi sintetik, i prodhuar nga kulturat qelizore të kafshëve “in vitro” dhe nuk kërkon therjen e kafshëve, është propozimi i Gates për të ushqyer qytetarët e vendeve të pasura. Këshillat e tij kanë të bëjnë vetëm me vendet e pasura, siç theksoi ai në një intervistë për MIT Technology Review.

“Unë nuk mendoj se vendet më të varfra do të hanë mish viçi sintetik. Unë mendoj se të gjitha vendet e pasura duhet të synojë 100% mish viçi sintetik”, tha Gates.

Themeluesi Microsoft argumentoi se mund të mësohemi me ndryshimin e shijes. “Mishi sintetik do të ketë shije edhe më të mirë me kalimin e kohës ,” tha ai.

Kërkimet e botuara në korrik të vitit të kaluar tregojnë se përqendrimet e metanit në atmosferë u rritën me një ritëm të jashtëzakonshëm midis viteve 2000 dhe 2017, me shkencëtarët që vlerësuan se deri në fund të shekullit temperatura në planet do të rritet me katër gradë Celsius. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!