U riinfektua me Covid-19, Fjoralba Ponari tregon gjendjen shëndetësore

schedule07:32 - 17 Shkurt, 2021

schedule 07:32 - 17 Shkurt, 2021

Fjoralba Ponari është infektuar për herë të dytë me Covid-19. Lajmin e bëri me dije vetë ajo ditën e djeshme përmes një postimi në rrjete sociale, ku dhe ndau me të gjithë rezultatin e testit pozitiv. Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, moderatorja ka treguar dhe simptomat që po kalon.

E pyetur nga një ndjekës, nëse po e kalon më lehtë duke qenë se ka antitrupa, Fjoralba thotë: “Jo kur ke Covid 2.0. Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla, paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe.”

Ndërkaq, ajo thekson se që nga koha kur zbuloi përmes testit serologjik për antitrupat,, kanë kaluar të paktën 7 muaj nga infektimi i parë. Më tej, ajo zbuloi dhe simptomat që kuptoi se kishte rezultuar sërish pozitive.

“Tensioni i ulët (që nuk më ka ndodhur kurrë) dhe humbja e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë” më bënë të kisha dyshime por prapë më dukej e vështirë duke patur parasysh që e kam kaluar dhe se sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi “i” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave.”, shkruan Fjoralba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!