“Ndjenja më e keqe në botë”, këngëtarja e njohur tregon problemet me shëndetin mendor

schedule22:52 - 16 Shkurt, 2021

schedule 22:52 - 16 Shkurt, 2021

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka vuajtur gjatë nga problemet me shëndetin mendor, që nga ataket e panikut tek depresioni.

“Ankthi është kur nuk mbushesh dot me frymë plotësisht. Është ndjenja më e keqe në botë. Kam kaluar shumë atake paniku”, ka treguar ajo e ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel.

Këngëtarja ka zbuluar se vuan edhe nga stresi posttraumatik, pas ngjarjes në koncertin e saj në Manchester ku 22 të rinj humbën jetën pas një sulmi terrorist.

“Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm. Njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi”, është shprehur 27-vjeçarja teksa ka treguar se terapia i ka shpëtuar jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!