Identifikohet autori i sulmit në Nju Jork

schedule09:17 - 1 Nëntor, 2017

schedule 09:17 - 1 Nëntor, 2017

Autori i sulmit të djeshem terrorist në New York, që shkaktoi 8 viktima dhe 12 të plagosur, është 29 vjeçari me origjinë nga Uzbekistani Sifullo Saipov. Ai ka pranuar se ka vepruar në emër të ISIS.

Në një letër të vogël të gjetur pranë furgonit, autori i sulmit në Manhatan, 29 vjecari me origjinë nga Uzbekistani Saifullo Saipov, pranon se ka vepruar në emër të Isis. Ai është rezident në Tampa të Floridas por jeton me bashkëshorten dhe tre fëmijët në Paterson – Nju Xhersi, ku dhe kishte marrë me qera furgonin që përdori si armë, Saipov ka jetuar dhe në Ohajo. Ai mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2010-ën, dhe punonte si shofer për kompaninë Uber. Lajmi është konfirmuar nga FBI.

Pranë furgonit të bardhë të përdorur nga vrasësi i Nju Jork u gjetën disa shënime me shkrim dore në gjuhën arabe që tregonin për besnikërinë e tij ndaj Isis. Në një nga ato letra ai shprehej qartë se vepronte në emër të shtetit Islamik.

Vrasësi ishte një shofer për kompaninë Uber, dhe ata që e njihnin e cilësonin si shumë miqësor madje për disa si një vëlla i vogël.

29 vjecari ishte arrestuar më parë dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit në vitin 2015 dhe 2012.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!