In vitro tek Hygeia, mjekja: Terapi specifike për çdo paciente, në janar 74% të suksesshme

schedule20:01 - 16 Shkurt, 2021

schedule 20:01 - 16 Shkurt, 2021

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit në Klinikën e Fertilitetit në Spitalin Hygeia në Tiranë puna ka vijuar normalisht. Mjekja obstetër gjinekologe njëkohësisht specialiste e fertilitetit, Otilja Dekovi tregon se procedurat e fertilizimit in vitro të kryera në muajin janar kanë rezultuar tepër të suksesshme.

Ndërkohë respektimi i masave anti-covid i ka mbrojtur pacientët dhe personelin shëndetësor.

“Jemi shumë të kënaqur që si rezultat i punës sonë të përditshme dhe mjaft të kujdesshme, kemi arritur që për muajin janar të kemi shifra suksesi, 74 për qind. Në fushën e fertilizimit in vitro, është shifër mjaft e lartë.”

Mjekja obstetër gjinekologe Otilja Dekovi, specialiste e fertilitetit, thotë se ky rezultat ka ardhur falë bashkëpunimit të specialistëve të fushës të cilët  kanë aplikuar terapi specifike për çdo paciente.

“Këto nuk janë rezultate rastësore. Këto vijnë si rezultat i një bashkëpunimi mjaft të mirë të stafit brenda klinikës, si rezultat i koordinimit të punë së përditshme mes laboratorit dhe mjekëve klinicistë që ndjekin rastet e infertilitetit, që nga momenti i konsultës e deri në finalizimin e procedurës.”

Në Klinikën e Fertilitetit në Spitalin Hygeia në Tiranë japin kontributin e tyre mjekë vendas dhe të huaj me përvojë disa vjeçare. /abcnews.al/