Në një konferencë shtypi me kryeministrin e Kroacisë, kancelarja Angela Merkel ka bërë një pasqyrim të pjesshëm të bisedës telefonike të zhvilluar me presidentin Donald Trump, ku u prekën edhe zhvillimet e reja mbi Serbinë dhe Kosovën. “Ne, sigurisht që mbështesim çdo dialog që çon në zgjidhjen e problemeve, por në të njëjtën kohë insistojmë se integriteti territorial është një vlerë e rëndësishme në ditët e sotme”, ka thënë Merkel. Kancelarja ka shtuar se, në takimet e zhvilluara së fundmi ua ka bërë të qartë liderëve të Bosnjes dhe Malit të Zi, se çfarëdo që të ndodhë në Kosovë nuk duhet të shërbejë si precedent për vende të tjera. Nga ana tjetër, kryeministri Andrej Plenkoviç ka deklaruar se Kroacia po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Kroacia mbështet çdo dialog për zgjidhje paqësore dhe në të njëjtën kohë parimin për integritetin territorial – ka shtuar Penkoviç. /abcnews.al
Kosovë-Serbi/ Merkel: Ok zgjidhjes së problemeve, por jo cënimit territorial
schedule20:00 - 28 Gusht, 2018
schedule 20:00 - 28 Gusht, 2018