11 herë janë përballur Barcelona dhe PSG në historinë e tyre. Përveç vitit 2017 kur Barcelona bëri atë përmbysje të paharrueshme, duke përmbysur me një fitore 6-1 humbjen 4-0 të ndeshjes së parë, dy ekipet janë përballur edhe 9 herë të tjera.
Kanë qenë çerekfinalet e viteve 1995, 2013 dhe 2015, teksa në vitin 2015 janë përballur edhe në grupe. Bilanci i deritanishëm numëron 3 kualifikime për Barcelonën dhe vetëm një për PSG në vitin e largët, 1995.
Bilanci i ndeshjeve është 5 fitore për Barcelonën dhe 3 barazime e 3 fitore për PSG, duke përfshirë edhe një miqësore në vitin 2012. Ajo që vlen për t’u theksuar është se PSG nuk ka fituar asnjëherë në “Camp Nou”. /abcnews.al


