Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj jeton prej disa kohësh në Spanjë. Ai shpreh herë pas here dëshirën për të ardhur në Shqipëri, por kufizimet e pandemisë nuk ia kanë lejuar.
Mirëpo, një lajm i mirë vjen nga këngëtari, i cili duket se do të nisë tashmë udhëtimet me avion dhe kjo e ka detyruar që të kryejë një test koronavirusi.
Këngëtari ka zbuluar se ka marrë përgjigjen pas kryerjes së tamponit dhe se fatmirësisht është negativ. Ai është shprehur shumë e lumtur pas marrjes së rezultatit, sepse menjëherë do të nisë udhëtimet.
“Vrapo për tek avioni”, ka shkruar Albani përkrah fotos së testit në Instagram./abcnews.al