Zinedine Zidane është kritikuar shpesh gjatë këtij sezoni. Real Madrid nuk po arrin të mbajë hapin e Atletico Madrid, që është rrugës për t’u kurorëzuar si kampion në La Liga. Gjasat janë që francezi në verë të largohet nga madrilenët.
Kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2022, por mund të gjendet një zgjidhje me presidentin Florentino Perez. Nga Spanja ka edhe zëra të tjera, me Zidane që thuhet se është kontaktuar nga drejtuesit e Juventusit.
? "La JUVE ha LLAMADO a ZIDANE"
Lo está contando #INDA en #ChiringuitoInda pic.twitter.com/UK4r3GBmOi
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) February 16, 2021
Momentalisht në krye të bardhezinjve është Andrea Pirlo dhe një sezon i dështuar do e komplikonte të ardhmen e tij. Zidane me Realin ka fituar disa herë trofeun e Champions League, një fiksim i Juventusit prej vitesh.
El Chiringuito raporton se nuk është vetëm klubi nga Torino që e do Zidane për stolin. Opsioni tjetër për të është kombëtarja e Francës, si pasues i Didier Deschamps. Federata Franceze e Futbollit po e mendon diçka të tillë. /abcnews.al