Nis vaksinimi i të moshuarve në azilin e Shkodrës, Manastirliu: Mbarojnë brenda ditës së sotme

schedule11:40 - 16 Shkurt, 2021

schedule 11:40 - 16 Shkurt, 2021

Ashtu sikurse ishte lajmëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu procesi i vaksinimit te të moshuarit ka nisur nga azili i Shkodrës. Prezentë ishin kryeministri Edi Rama, ministrja Manastirliu dhe dr. Silva Bino. Manastirliu theksoi se ditën e sotme do të përfundojë vaksinimi për 45 të moshuarit në këtë shtëpi për të nisur më pas me të tjerët.

Ajo theksoi se shtëpitë e të moshuarve janë mbajtur të sigurta për shkak se që prej fillimit të pandemisë stafet e kujdesit u izoluan.

“Të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve kanë kushte shumë të mira. Sot jemi në shtëpinë e të moshuarve në kuadër të vaksinimit të kombinuar. Do të bëjmë vaksinat për të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve. Ne kemi bërë një strategji që në fillim duke i mbajtur stafet të mbyllura në shtëpinë e të moshuarve”, tha ministrja.

Kreu i qeverisë Edi Rama u ndal tek kushtet në shtëpinë e të moshuarve duke thënë se gjatë viteve të fundit ato kanë ndryshuar.

“Kushtet nëpër shtëpitë e të moshuarve kanë ndryshuar rrënjësisht dhe e rëndësishme është që ju të jeni mirë. Për fat të mirë nuk kemi pasur humbje në shtëpitë e të moshuarve”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!