Policia turke ka arrestuar më shumë se 700 persona, përfshirë anëtarët e partisë politike pro-kurde, në operacionet kundër rebelëve të PKK-së.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Ministria Turke e Punëve të Brendshme, ka bërë me dije se luftëtarët e Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit, kanë ekzekutuar ushtarë e policë.
Sipas ministrisë në pranga kanë rënë 718 persona nga 40 provinca në të gjithë vendin u arrestuan, duke përfshirë zyrtarë provincash dhe rrethi nga partia Demokratike e Popullit (HDP) e opozitës pro-kurde, e treta më e madhe në parlament, tha ministria.
Ndërkohë partitë e opozitës kanë akuzuar qeverinë se po vepron shumë ngadalë në përpjekjet e saj për të liruar të burgosurit./abcnews.al