Daçiç: Serbia ka ndryshuar qëndrimin e shteteve perendimore për Kosovën

schedule12:11 - 28 Gusht, 2018

schedule 12:11 - 28 Gusht, 2018

Ministri i jashtëm serb, Daçiç pretendon që Serbia ka arritur të ndryshojë qëndrimin e shteteve perëndimore sa i përket çështjes së Kosovës. Për këtë i referohet vendimit të SHBA-ve për të qëndruar jashtë bisedimeve për paqe mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, thotë se shteti i tij ka bërë një kthesë të madhe sa i përket zgjidhjes së problemit me Kosovën. Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë së Beogradit vjen pas qëndrimit të SHBA-ve, përkatësisht këshilltarit të Donald Trump për çështjen e shkëmbimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili përjashtoi mundësinë që Uashingtoni të jetë pjesë e bisedimeve.

“Kjo është nga dëshmitë e prekshme se si kemi arritur të ndryshojmë pothuajse pozicionin e betonuar të disa vendeve perëndimore kur bëhet fjalë për Kosovën, sepse kjo temë nuk është diskutuar dhjetë vitet e kaluara”- ka thënë Daçiç për Radio Televizionin Serb RTS.

Ndër të tjera, ministri i jashtëm u shpreh se askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk jep siguri që Kosova do të qëndrojë brenda territorit të Serbisë. Ndërkohë, qëndrimet e lëkundura të ndërkombëtarëve lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit ka nxitur reagime të shumta në Kosovë të cilët e kanë parë me shqetësim qëndrimin e Amerikës për t’u distancuar nga bisedimet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!