Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dembele: Kujdes, PSG do tentojë hakmarrjen! 6-1 nuk harrohet kurrë

schedule20:56 - 15 Shkurt, 2021

schedule 20:56 - 15 Shkurt, 2021

Barcelona është gati për duelin ndaj PSG në Champions League. Nesër zhvillohet përballja e parë e raundit të 1/8-ve në “Camp Nou”, stadium kur ekipi katalanas regjistroi një nga përmbysjet më të çmendura në historinë e futbollit katër vite më parë.

Ishte 8 marsi i vitit 2017, Barcelona kishte humbur 4-0 takimin e parë në Francë kundër PSG dhe në kthim triumfonte 6-1 duke u kualifikuar në çerekfinale. Ousmane Dembele flet hapur rreth sfidës së nesërme, duke paralajmëruar shokët e skuadrës.

Mendoj se fitorja 6-1 në atë ndeshjen e famshme të kthimit, ka kaluar në histori. Përmbysja e rezultatit 0-4 është shumë e vështirë ndaj çdo skuadre, aq më shumë nëse bëhet fjalë për Champions League.



Barcelona ia doli, por kishte një ekip të shkëlqyer me lojtarë si Messi, Neymar dhe Iniesta. E përsëris, është një përmbysje që është futur në histori. Ndeshja e nesërme do të ketë atmosferë hakmarrje.

Kjo edhe për shkak të mediave, që merren çdo ditë më ndeshjen e nesërme. E njohim mirë PSG-në dhe e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Vjet mbërritën në finale dhe janë ndër favoritët për fitimin e Champions“, thekson sulmuesi francez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!