Reshjet e borës kanë shkaktuar problematika në zona të ndryshme të vendit.
Në Përrenjas, Rrajcë Sutaj, Rrajcë Skëndërbej 1, Rrajcë Skëndërbej 2, si edhe Gjashtëlish rruga vijon të jetë e bllokuar.
Ndërkohë pavarësisht situatës shqetësuese ende nuk është vërë re një borëpastruese për të bërë të mundur qarkullimin e lëvizjes.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Agim Blloshmi, mungesa e vëmendjes nga autoritetet ka bërë që banorët të angazhohen dhe të pastrojnë vetë rrugët.
/abcnews.al/