Kamberi: Kalova periudhë zhgënjyese, me 1 stërvitje luajta gjithë ndeshjen

schedule16:44 - 15 Shkurt, 2021

schedule 16:44 - 15 Shkurt, 2021

Florian Kamberi më në fund arriti të sigurojë vizën e punës së Skoci para disa ditësh dhe të shtunën bëri debutimin e tij për Aberdeen. Sulmuesi i kombëtares luajti 90 minuta në ndeshjen me St. Mirren e përfunduar në barazim pa gola.

Sot ai ka folur për faqen e klubit të tij dhe ka treguar se ishte shumë i stresuar gjatë ditëve kur po haste vështirësi për të nxjerrë vizën e punës, që e lejonte të zbarkonte në Skoci dhe t’i bashkohej klubit të njohur.

“Ishte kohë zhgënjyese sepse më është dashur të pres dhjetë ditë për vizën time, por të paktën e gjithë kjo kaloi tani. Jam i kënaqur që jam këtu dhe të luaj për trajnerin, djemtë dhe klubin.

Dua ta ndihmoj ekipin sa më shumë të mundem, të sjell cilësitë e mia në ekip dhe të na ndihmoj të fitojmë ndeshje. Të gjithë duam të arrijmë objektivat që kemi vendosur.

Isha i kënaqur që luajta 90 minuta sepse nuk kisha bërë asnjë stërvitje për dy javë deri dje, kështu që isha i kënaqur që isha në gjendje të luaja gjithë ndeshjen. Do të bëhet më mirë ditë pas dite, sa më shumë të stërvitem dhe luaj.

Unë e di se ku është qëllimi, e di që mund të shënoj gola, por nuk do të them se do të shënoj 20 gola ose diçka tjetër. Nëse shënoj, kjo është shumë mirë, por vetëm nëse fitojmë. Nëse skuadra fiton dhe unë nuk shënoj, nuk ka rëndësi, tre pikët janë gjëja më e rëndësishme.

Tani shkojmë në Celtic. Është një ndeshje e madhe, por ne do të shkojmë atje për të provuar dhe për të luajtur futbollin tonë më të mirë dhe për të marrë pikë nga atje”, u shpreh Kamberi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!