“Shqiptarët s’janë budallenj”, propozimi i papritur i deputetit: Të marrim detektivë privatë për zgjedhje

schedule13:09 - 15 Shkurt, 2021

schedule 13:09 - 15 Shkurt, 2021

Deputeti i opozitës parlamentare Selami Jenisheri ka propozuar në Kuvend që gjatë zgjedhjeve të pajtohen detektivë privatë për të garantuar mbarëvajtjen e procesit. Ai u shpreh se gjyqtarja e Krujës nuk do të dënohet për dënime të padrejta në rast se nuk i gjenden paratë që ka marrë në formë ryshfeti.

“Shqiptarët nuk janë budallenj sa mos me e ditur këtë gjë. Pse nuk marrim detektivë privatë për të mbikëqyrur zgjedhjet e 25 Prillit. Zgjedhjet demokratike të vërteta janë kur të kemi ligjin e referendumit. Dhe kur gjyqtar merr një vendim të padrejtë ai do të dënohet.

 Gjyqtarja e Krujës, a mundet me e dënuar prokuroria për vendimin e padrejtë. Absolutisht. Nëse ka marrë paret po. Por për dënimet e padrejtë të asaj dhe shoqeve të veta asnjeri nuk do dënohet. Mos u bëni. Ajo thirrje që kam për opozitën: Të bojkotojmë parlamentin”, tha Jenisheri./mv.abcnews.al