Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Habit artisti i njohur: Nuk më pëlqejnë reperet shqiptare, pse jam kundër tyre

schedule11:21 - 15 Shkurt, 2021

schedule 11:21 - 15 Shkurt, 2021

Benitto publikoi një javë më parë projektin më të fundit që mban titullin “Premtime”. Ai ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për këtë projekt, që deri më tani është pritur shumë mirë nga publiku. Gjatë bisedës me moderatorin Alban Musa, duke folur për repin, Benitto u shpreh se nuk i pëlqejnë reperet shqiptare, pasi e cilëson turp faktin që femrat shqiptare të flasin me një fjalor të papërshtatshëm.

Tek reperet tona, nuk jam aspak fans i tyre. Nuk më duket që një femër të përdorë një tekst të tillë. Nuk është se jam me të vjetrën, por ndoshta po të shahen nuk iu ka hije dhe nuk jam pro. Ndoshta me bërë hop hop, por për të kënduar për jetën, jam kundër sharjeve të femrave dhe fjalëve që po përdorin tani.“, u shpreh artisti.

Pyetur nga moderatori nëse do të bënte një bashkëpunim me reperet më në zë të momentit në estradën shqiptare, ai u shpreh: “Po të përshtatem, do e dëgjoja tekstin menjëherë se çfarë do të ndodhë. Po ta shkruaja unë tekstin, nuk do të shkruaj ndonjë gjë me fjalë të pista por me bashkëpunuar me Taynën, Melindën apo Rinën pse jo.“, u shpreh Benitto. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!