Mbështetësit e VV dolën në rrugë, Albulena Haxhiu: Festoni në shtëpi

schedule21:35 - 14 Shkurt, 2021

schedule 21:35 - 14 Shkurt, 2021

Anëtarja e VV-së, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje që të festohet nëpër shtëpi e të mos dilet nëpër sheshe marrë parasysh situatën me pandemi.

Këtë apel, Haxhiu e bëri gjatë konferencës për shtyp, ndërkohë që në shumë qytete të Kosovës simpatizantët e VV kanë nisur festën.

“Kemi pasur një ditë të gjatë me temperatura të ulëta. Kam një mesazh falënderimi dhe mirënjohje të thellë për qytetarët e Kosovës. Dalja e tyre ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë.

Andaj mund të themi se fjala referendum ka qenë e qëlluar. Kërkojmë që festa e qytetarëve të vazhdojë nëpër shtëpitë e tyre. Kjo për shkak se në sheshe dhe në këtë temperaturë të ftohtë mund të kemi pasoja shëndetësore. Jemi në një situatë pandemike.

Edhe një herë, mos të festojmë në sheshe por pranë familjes. Duke e ditur se festojmë me zemër”, tha ajo. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!