Bashkëshortja e kreut të PD replika me komentuesin: Basha ka fituar beteja pafund

schedule20:04 - 14 Shkurt, 2021

schedule 20:04 - 14 Shkurt, 2021

Bashkëshortja e liderit demokrat Lulzim Basha, Aurela Basha ka replikuar me një komentues në rrjetet sociale. Qytetari e pyet zonjën Basha si ndihet që është gruaja e një politikani si Basha që nuk ka fituar asnjë betejë politike. Ndërsa kjo e fundit i përgjigjet se Basha ka fituar beteja si askush tjetër për Partinë Demokratike.

Replikat

Qytetari: Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike?

 Aurela Basha: Duket se nuk e njeh. Më vjen keq për ty. Unë ndihem super, sepse ai ka fituar si askush tjetër, beteja të paimagjinueshme për PD-në.

Në vitin 2005 mundi Ben Afmetajn, në një zonë që nuk kishte votuar kurrë PD-në. më 2009 fitoi Elbasanin, në 2011 mori 50 mijë vota më shumë për PD-në në Tiranë dhe mundi Ramën, më 2016 fitoi betejën për dekriminalizimin etj etj etj.

Ka bërë edhe opozitën më të fortë, duke pasur të gjithë kundër. Po deshe më, më thuaj.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!