Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ende nuk po gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të rinovuar kontratën. Kujtojmë që italiani do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit dhe për sa i përket së ardhmes së tij ka shumë pikëpyetje.
Sipas raportimit të “Football Insider”, është klubi i Chelsea ai që po e monitoron situatën e gardianit. Në fakt londinezët kanë muaj që po e ndjekin Giggion, madje ka zëra që kanë nisur dhe bisedimet mes palëve.
Ndërkohë, nga Spanja janë të sigurt se agjenti i Donnarummës, Mino Raiola, ia ka ofruar lojtarin Joan Laportës së Barcelonës. Mosgjetja e një rruge të mesme me milanezët e kanë detyruar Raiolën t’i gjejë portierit një klub të ri, ku do t’i plotësohen të gjitha kërkesat e tij. /abcnews.al