Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord testimesh, 246 raste të reja me Covid asnjë viktimë në Kosovë

schedule13:42 - 14 Shkurt, 2021

schedule 13:42 - 14 Shkurt, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit asnjë viktimë nuk është shënuar në Kosovë si pasojë e Covid 19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend  Zemaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 246 raste pozitive me COVID-19.

Ndër të tjera  Zemaj ka pohuar se gjatë orëve të fundit është shënuar një rekord testimesh dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë pacientë.

“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës.

Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.Respektoni rekomandimet anti Covid. Bashkë ia dalim”, shkruan  Zemaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!