Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje.
Deri në këto momente dalje shumë më e madhe vërehet në tri komunat veriore të Republikës së Kosovës me shumicë serbe.
Në Leopsaviç nga të dhënat e procesuara prej të gjitha vendvotimeve dalja në zgjedhje është 26.85 %.
Incident në një vendvotim në Prekaz, dyshohet se vëzhguesi i VV-së e PDK-së përplasen mes vete
Në komunën e Zveçanit ndërkohë dalja në zgjedhje është edhe më e madhe. Nga të dhënat e marra në 12 vendvotime sa janë gjithësej, dalja në zgjedhje është 33.22 %.
Edhe në Zubin Potok vërehet trend i njëjtë. Kur ende s’janë procesuar të dhënat edhe nga 2 vendvotime, përqindja e daljes në zgjedhje është 19. 59 %.
Kjo nuk vërehet tek komunat tjera që janë me shumicë shqiptare. Përqindja e daljes në zgjedhje shkon nga 7 deri në 10 %.
Ndërkohë në gjithë Kosovën sipas KQZ-së kanë votuar 148 mijë e 595 qytetarë , apo 8.30 %./abncews.al