Futbolli indian na kthen vite pas, kur Suarez kafshonte Chiellinin në Botërorin e vitit 2014 dhe merrte atë dënim shembullor, para se të transferohej te Barcelona.
Në ndeshjen e Super League në Indi mes Chennaiyin dhe Goa ka ndodhur një episod i ngjashëm. Mesfushori i Goa, Edu Bedia gjatë një dueli me Deepak Tangri, e ka kafshuar këtë të fundit kur të dy ndodheshin të shtrirë në tokë pas një dueli.
Një moment aspak i hijshëm, të cilin fatkeqësisht arbitri nuk e ka parë dhe e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë mesfushorin e skuadrës mike. Sa për ndeshjen, u mbyll 2-2. /abcnews.al