Era e fortë, pezullohen tragetet që e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas

schedule19:28 - 13 Shkurt, 2021

schedule 19:28 - 13 Shkurt, 2021

Moti i keq ka bërë që porti i Barit të mbyllë lundrimet për sonte pasi është duke fryre erë e fortë me drejtim veri lindje qe ka shkaktuar dallgëzim të madh.

Për rrjedhojë, dy tragete që bëjnë linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas i kanë bllokuar lundrimet për sonte. Nga Autoriteti Portual mësohet se bëhet fjalë për tragetet Adria Ferries dhe GNV qe nuk do të lundrojnë.

Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat nga sot në drekë kanë anuluar lundrimet, pasi deti me dallgë 7 deri 8 ballë nuk mundëson lundrimin e tyre.

Ndërsa Trageti Rigel VII është nisur për në Bari rreth orës rreth orës 13.05 të ditës, 10 orë para nisjes së zakonshme që bëhet në orën 23.00.