Reshjet e borës, Balluku: Ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare

schedule19:16 - 13 Shkurt, 2021

schedule 19:16 - 13 Shkurt, 2021

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke folur nga nyja e Milotit ka njoftuar se nga ora tetë e darkës nuk do të lejohet asnjë automjet i tonazhit të rëndë në akset kombëtare.

Balluku u shpreh se ndalimi vjen pasi automjetet e rënda po krijojnë probleme në këto akse duke bllokuar borëpastrueset.

Ministrja bëri po ashtu të ditur se deri të hënën në mëngjes automjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohen të qarkullojnë në akset kombëtare.