Apolonia zhvilloi një takim shumë të mirë në “Loro Boriçi”, por në fund humbi 1-0 ndaj Vllaznisë kryesuese. Trajneri i ekipit fierak, Fabrizio Cammarata analizoi për Supersport takimin e sotëm ndaj shkodranëve kryesues.
“Komplimente djemve, luajtëm një ndeshje shumë të mirë ndaj ekipit kryesues. Nuk ishim aspak inferiorë, luajtëm shumë mirë në pjesën e parë dhe krijuam rastet tona. Mund të merrnin pikë, jam i kënaqur me qëndrimin e ekipit.
Duhet të fillojmë të marrim pikë, që nga e mërkura. Të analizojmë gjërat pozitive dhe negative të ndeshjes së sotme dhe të fokusohemi te sfida e radhës ndaj Bylisit. Duhet ta harrojmë këtë disfatë”, përfundoi trajneri i ekipit fierak. /abcnews.al