Moti i acartë dhe temperatura –15 gradë përfshijnë vendin, fundjavë me borë në Tiranë

schedule14:59 - 13 Shkurt, 2021

schedule 14:59 - 13 Shkurt, 2021

Mot i acartë dhe reshje dëbore pritet të sjellë moti në vijim, në vendin tonë. E shtuna në Tiranë, ka nisur me temperatura të ulëta, dhe reshje të shumta shiu.  Lëvizjet e qytetarëve kanë qenë të pakta.

Por situata pritet të ndryshojë gjatë orëve të mbrëmjes. Sinoptikanët kanë parashikuar se do të bjerë borë në kryeqytet.

Meteologia Lajda Porja thotë se dëbora do të jetë prezente edhe gjatë ditës së dielë me një trashësi rreth 3 cm, e pazakontë për kryeqytetin.

Duke qe në se reshjet janë prezente në territorin e vendit, gjatë mbrëmjes dhe nesër në mëngjes pritet që 95 % e vendit të përfshihet nga reshjet e borës. KU bora përveç zonave malore do të përfshirë Durrësin dhe Tiranën deri në 3 cm”, ka thënë Porja.

Kujdes duhet të bëjnë qytetarët që do të zgjedhin malin e Dajtit për të kaluar këtë të dielë. Atje kanë filluar reshjet ndërsa trashësia e dëborës pritet të shkojë rreth 10 centimetra.

Forcat e emergjencave kanë hedhur kripë në rrugë për ta mbajtur atë hapur për drejtuesit e mjeteve.

Një fenomen i pazakontë për muajin shkurt. Temperaturat në fillim të javës do të shkojnë në kryeqytet deri në -5 gradë celcius. Kjo situatë do të do të jetë deri në datën 22 shkurt. Më pas pritet një përmirësim i lehtë i temperaturave të ajrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!