Katër emra në listën e Real Madrid për mbrojtjen, piketohet dhe gjiganti i Serie A

schedule11:17 - 13 Shkurt, 2021

schedule 11:17 - 13 Shkurt, 2021

Me Sergio Ramos dhe Raphael Varane me një këmbë të larguar, Real Madrid duhet të lëvizë në merkaton e verës. Në listën e drejtuesve madrilenë janë disa emra, por buxheti këtë vit është më i limituar. Kostot e ndërtimet të stadiumit apo edhe pandemia e koronavirusit normalisht kanë ndikuar edhe tek një klub gjigant, siç janë galaktikët.

Sipas raportimit të “AS”, emri më i ri në listë është ai i Kalidou Koulibaly. Qendërmbrojtësi i Napolit pëlqehet shumë nga trajneri Zidane dhe me shumë mundësi ai do të largohet nga Serie A në verë. Gjithashtu, edhe David Alaba i Bayern Munchen është një emër shumë i përfolur, pasi në fund të sezonit ai do të jetë një lojtar i lirë.

 

Në listë janë edhe emra si Pau Torres i Villarreal apo Jules Kounde, por këto konsiderohen tepër të shtrenjtë në këtë kohë të vështirë. Kujtojmë që edhe kartoni i Koulibaly kushton diku te 50 milionë euro, por presidenti Perez pritet të bëjë një sakrificë për të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!